Australia Free Web Directory

Kosovo Embassy in Australia in Canberra, Australian Capital Territory | Community organisation



Click/Tap
to load big map

Kosovo Embassy in Australia

Locality: Canberra, Australian Capital Territory

Phone: +61 2 6286 1629



Address: 13 Culgoa Circuit O'Malley 2606 Canberra, ACT, Australia

Website: http://www.mfa-ks.net

Likes: 807

Reviews

Add review



Tags

Click/Tap
to load big map

13.01.2022 #JudoLisbon2021 #KosovoJudo



12.01.2022 Today is Constitution Day. 13 years ago, on April 9, the Assembly of Kosovo approved the Constitution of the Republic, the fundamental act of the state, democracy, sovereignty and freedom.

12.01.2022 The Assembly of Kosovo has elected today H.E. Mrs. Vjosa Osmani, President of the Republic of Kosovo. H.E. Mrs. Vjosa Osmani will serve as President of the Republic of Kosovo for a 5-year mandate.

09.01.2022 Fjalimi i ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara I nderuar, ...z. President i Këshillit të Sigurimit të KB, I nderuar, Përfaqësuesi Special, z. TANIN Të nderuar anëtarë, të nderuar kolegë, Periudha e raportit aktual të UNMIK-ut përfundoi vetëm një javë para se Kuvendi i ri të zgjidhte qeverinë e re e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve historike. Për herë të parë, në vendet e Ballkanit deri më tani, shumica e popullit votoi për t'u çliruar nga korrupsioni dhe krimi. Republika e Kosovës po hyn në një epokë të re. Ne jemi në një rrugëtim për të përmbushur vullnetin dhe kërkesën e popullit tonë; përkatësisht ta bëjmë vendin tonë të ri anëtar të plotë dhe të respektuar të familjes së kombeve, ku zotëron sundimi i ligjit, demokracia dhe mundësia e barabartë për të gjithë. Si Ministre e Jashtme dhe Zëvendës Kryeministre e Republikës së Kosovës, shfrytëzoj rastin, që t'ju drejtohem me shumë sinqeritet. Do t’i referohem detajeve të raportit pak më pas, por si fillim ështe e rëndësishme të kuptojmë cilësitë e reja të kësaj qeverie dhe qasjen e saj. Është e qartë se Kosova, si gjithë vendet e tjera, ende po lufton me pandeminë. Këtu do të doja të falenderoja miqtë dhe partnerët tanë, që po na ndihmojnë për të siguruar vaksinat për Kosovën. Por, në të njëjtën kohë jemi duke përgatitur masat vënë në jetë këtë epokë të re. Kemi të bëjmë me një gamë të gjerë të çështjeve, lënien prapa të një epoke të korruptuar dhe transformimin në një shtet me sundim të vërtetë të ligjit. Çështjet e ngutshme fillojnë me reformat në drejtësi dhe vazhdojnë me investimet si dhe krijimin e vendeve të punës - investimet e huaja dhe sundimin e ligjit në vend të korrupsionit; të gjitha këto në një vend me popullsi të re, vitale dhe me vështrim nga Evropa. Për shumë vite kemi luftuar për këto ndryshime, brenda partive, në OJQ ose si qytetarë. Tani njerëzit na kanë besuar këtë ndryshim historik, dhe ne jemi të përkushtuar që ta vëmë në jetë. Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO gjë që mund ta kuptoni fare thjesht edhe nga flamujt, që gjenden prapa meje. Për shumë ky është gëzim i madh, e për disa shqetësim. Ne po mundohemi gjithashtu, që në një moment të caktuar në të ardhmen, të bëhemi edhe anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Ne po i shtrijmë dorën të gjithëve me mirëbesim, pasi të gjithë jemi të lidhur së bashku në një fat të përbashkët në planetin tonë të vogël dhe të brishtë. Me trashëgiminë tonë kulturore prej më shumë se 3000-vjeçare, së bashku me Grekët jemi një nga dy kulturat më të lashta në Evropë. Vendi ynë i vogël, por shumë i veçantë, nuk ka frikë. Përkundrazi, jemi të gatshëm që të hyjmë në diskutime substanciale dhe serioze edhe me ata që janë përgjegjës për shumicën e konflikteve në dekadat e fundit, e edhe për gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë. Në këtë qeveri të re të Republikës së Kosovës do të gjeni njerëz të guximshëm, mendjehapur dhe me përvojë ndërkombëtare, të cilët nuk i shmangen as edhe trajtimit të çështjeve të dhimbshme për të gjetur një zgjidhje. Ne jemi të hapur, jemi krenarë dhe nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush. Ne jemi pro pajtimit, megjithëse kemi shumë njerëz, që kanë histori të tmerrshme me Serbinë. Kryeministri i Republikës së Kosovës është gjykuar si student në një gjykim, që ishte shfaqje politike e orkestruar nga regjimi autoritar serb dhe më pas është keqtrajtuar rëndë në burg për më shumë se dy vite. Nënkryetarja e sapo zgjedhur e Kuvendit të Kosovës i ka mbijetuar, kur ishte vetëm 13 vjeçare, masakrës së të forcave serbe kundër civilëve, ku nëna e saj, gjyshja, dy vëllezërit më të vegjël dhe të afërmit e tjerë të familjes kishin mbetur të vrarë. Ajo vajzë e pafajshme ishte gjetur me 16 plagë dhe mezi mbijetoi. Një nga anëtarët e rinj të kuvendit tonë, me më së shumti vota nga populli, është përdhunuar nga ushtarët serbë kur ishte vetëm 16 vjeçe. Ajo mori guximin që të tejkalojë barrën e dhimbshme të të folurit në publik për këto krime. Ajo u jep zë të gjithë 20,000 viktimave të përdhunimit dhe admirohet gjerësisht për bartjen e kësaj barre. Deri më tani, asnjë nga përdhunuesit serbë nuk është mbajtur përgjegjës për të gjitha këto raste. Raporti aktual i UNMIK-ut, diku nga fundi, prek një temë e cila renditet në mesin e pesë prioriteteve kryesore në vendin tonë. Të gjithë këtu kanë një nënë - kolegu im amerikan, homologu im serb, kolegu im norvegjez, homologu im rus, pra të gjithë. Unë jam vetë nënë dhe atë nënë krenare. Nuk ka asgjë, në kuptimin e plotë të fjalës, asgjë mbi këtë tokë, që është më e dhimbshme, më e tmerrshme dhe më e papërballueshme sesa humbja e fëmijës. Unë do t'ju ftoja të lexoni dhe të dëgjoni grupin e nënave, që quhet "Nënat e Gjakovës". Këto gra të guximshme, që kanë humbur fëmijët e tyre të pafajshëm nga një fushatë e pamëshirshme dhe vrasëse e regjimit serb, janë tejet të pikëlluara dhe kanë dhimbje. Megjithatë, që prej shumë vitesh, ato qëndrojnë kokëlartë dhe nuk dorëzohen. Vazhdimisht ato kërkojnë vetëm t`ju tregohet se ku janë fëmijët e tyre, e asgjë më shumë. Ato janë të vetëdijshme se duhet të presin edhe më të keqen. Nuk do të duhej të kthehej në problem, që t'ju tregohet këtyre nënave se ku janë varrosur fëmijët e tyre pasi ishin vrarë. Prandaj pyetja jonë është: Pse Serbia duket e paaftë të tregojë ndjeshmëri ndaj këtyre nënave, që kërkojnë trupat e fëmijëve të tyre? Është e rëndësishme të theksohet: Këtu nuk po flasim për ngjarje të shekullit të 19-të. Nuk po flasim për krimet brutale, të egra dhe të papërshkrueshme të kryera gjatë Luftës së Parë botërore ose Luftës së Dytë botërore në Ballkan, Evropë dhe në shumë vende të tjera të globit. Këtu po flasim për një kujtesë të gjallë. Viktimat, që kanë mbijetuar, shumica janë ende gjallë. Gjithashtu, shumica e atyre që kanë kryer këto krime të papërshkrueshme, të cilët shkaktuan më shumë se 15,000 vdekje për vetëm disa muaj në vendin tonë të vogël, janë ende gjallë. Ata e shijojnë jetën e tyre në Serbi dhe gjetiu, e shpesh madje përgëzohen për këto masakra. Për ta vendosur këtë dimension në perspektivë, imagjinoni këto shifra për vendet tuaja. Këto viktima do të ishin më shumë se 1,2 milion rusë të vrarë në Rusi në vetëm një vit. Do të thoshte 2,6 milion Amerikanë të vrarë në Amerikë brenda një viti. Do të thotë më shumë se 11,6 milion kinezë të vrarë në Kinë në vetëm një vit. Bota është duke e parë që vetëm disa nga këta kriminelë lufte po gjykohen dhe në shumicën e rasteve në gjykime që më shumë janë shfaqje ku ata pastrohen nga çfarëdolloj faji. Serbia i bën të gjitha këto. Ajo madje nuk pranon, që krimet më të mëdha kundër njerëzimit në tokën evropiane, pas Gjermanisë naziste, janë kryer në emër të Serbisë së Madhe në dekadat e fundit. Udhëheqësit serbë madje i lavdërojnë kriminelët e luftës dhe akoma refuzojnë të bashkëpunojnë plotësisht me institucionet ndërkombëtare të Kombeve të bashkuara madje, kriminelë të dyshuar të luftës, ulen në parlamentin e tyre. Të gjitha këto shkelje eklatante të normave më themelore të Kombeve të Bashkuara - dhe për më tepër: të njerëzimit - nuk janë diçka ku mund të thuash: Thjesht kapërcejini". Këtu kemi të bëjmë me vlerat themelore të njerëzimit, kemi të bëjmë me vendin tonë i cili kurrë, asnjëherë, nuk do të jetë nën kontrollin dhe komandën e atyre që i kanë kryer këto masakra dhe që nuk i pranojnë këto. Serbia duhet ta dijë dhe të pranojë se do t’i duhet të paguajë çmimin e mizorive të saj vrastare. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, të çlirohet nga rrënjët e saj gjenocidale dhe të përpiqet të bëhet një vend evropian, me të vërtetë i civilizuar. Serbia ishte mbyllur në të kaluarën në një të kaluar të errët. Ishte mendësia mesjetare, duke qëndruar në errësirë dhe në të kaluarën, brenda elitave serbe, që edhe e ka shtyrë Serbinë drejt racizmit, dhe në fund fashizmit dhe gjenocidit në vitet 1990. Vetëm 80 vjet më parë, Gjermania naziste kishte filluar bombardimin e Beogradit dhe kishte bërë gjenocid ndaj serbëve, hebrenjve dhe të tjerëve, përfshirë këtu edhe popullin shqiptar, që u ngrit kundër fashizmit. Më lejoni të pyes sinqerisht: Çfarë është ajo që i shtyn viktimat e gjenocidit dhe fashizmit, që edhe vetë të bëjnë gjenocid, të përfundojnë në fashizëm dhe nåe fund të mos përballen me përgjegjësitë pas kësaj? Ne jemi të bindur: Sapo Serbia të njohë faktet dhe nëse adreson historinë e saj të rrezikshme të agresionit dhe destabilizimit të rajonit, nëse ndërpret ndërhyrjet agresive në vendet e saj fqinje, nga Bosnja në Mal të Zi e në Kosovë, ajo ka potencialin të normalizojë sjelljen e saj dhe të bëhet një vend normal, të cilin fqinjët e saj nuk do të kenë nevojë ta konsiderojnë si bombë të kurdisur. Sapo Serbia ta arrijë këtë, ajo do të shndërrohet, nga të qenit kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon, në një partner ndoshta të ndërlikuar, por jo më të rrezikshëm. Ne, si vend fqinj, jemi të interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne jemi të interesuar për një Serbi me mendësi evropiane, jo të prapambetur. Ne jemi të interesuar për një dialog të hapur për të kaluarën tonë të përbashkët dhe shpresojmë edhe për të ardhmen tonë të përbashkët. Zonja dhe zotërinj, ne jemi një vend i vogël, por shumë i veçantë. Ne jemi të vegjël, por qëndrojmë kokëlartë. Ne kemi shumë miq të besueshëm dhe jemi vetë të besueshëm. Babai im, një disident, një intelektual, një shkrimtar, një muzikant dhe një gazetar, është vrarë nga regjimi i Beogradit, madje edhe në tokë të huaj, në Gjermani, ku ne kishim ikur nga brutaliteti i atij regjimi të Beogradit. Unë u them fëmijëve të mi se nuk ka të bëjë me serbët në përgjithësi, dhe se duhet bërë dallimi. Por, mbi të gjitha, Serbia duhet ta bëjë këtë dallim. Ajo duhet të identifikojë kriminelët e luftës, t’i sjellë para drejtësisë, të bashkëpunojë med Kombet e Bashkuara dhe me ne për të gjetur varrezat masive të atyre që akoma janë të pagjetur, të luftojë fashizmin në Serbi, të ndërpresë lojrat, të vijë në tavolinën e bisedimeve dhe të flasë me seriozitet. Vetëm atëherë do të mund të gjejmë një zgjidhje historike, jo vetëm për problemet tona bilaterale, por me qëllim të një pajtimi të përgjithshëm në Ballkan. Bota e di, madje shumica e kundërshtarëve dinë: Pavarësia e Republikës së Kosovës është një punë e mbaruar. Sa më parë që Serbia ta pranjë realitetin, aq më shpejt mund të kalojë nga e kaluara e errët në një të ardhme të ndritur. Ne nga ana jonë qëndrojmë të hapur, pavarësisht të gjitha dëmeve që Serbia i ka shkaktuar popullit tonë, për të zgjatur dorën, për të biseduar dhe për të njohur njëri-tjetrin. Le të fillojmë një epokë të re.



08.01.2022 His Excellency Dr Hajdin Abazi, Ambassador of Kosovo, signs a condolence book in memory of His Royal Highness The Prince Philip, Duke of Edinburgh at Government House, Canberra.

Related searches